Dy yjet e Kombëtares drejt transferimit në La Liga

Një trend spanjoll është të krijuar në lidhje me lojtarët e Kombëtares shqiptare në këto ditë të merkatos.

Përveç Keidi Bares që kërkohet nga një ekip po në Spanjë, sirena ka edhe për Endri Çekiçin dhe Nedim Bajramin.

Duke e nisur nga lojtari i Empolit, është Valencia skuadra që interesohet për fantazistin. Bajrami nuk po aktivizohet si titullar tek Empoli dhe nga ana tjetër Gatuzo me mungesat që ka në ekip, është në kërkim të një mesfushori. Sipas Nikolo Shkirës, gazetarit të njohur italian, Valencia ka pyetur Empolin për pretendimet që ka për 23-vjeçarin.

Më parë, presidenti i toskanëve ka kërkuar të paktën 10 milionë euro për të, por kjo shifër nuk mund të qëndrojë më, duke parë edhe ecurinë që ka kaluar shqiptari këtë sezon.

ENDRI ÇEKIÇI- Pogradecari i Kombëtares ishte në fushë pasditen e djeshme me fanellën e Koniasporit, teksa pësoi një humbje në shtëpi me Ankaraguçunë.

Mesfushori ishte për 60 minuta në fushë, teksa lajmet e merkatos për të nuk po ndalen.

Ashtu siç pranoi edhe drejtori sportiv i Koniasporit, për Çekiçin ka ardhur një ofertë në klub. Sipas asaj që shkruan “ajansspor”, është klubi i Real Sociedadit që kërkon shërbimet e 26-vjeçarit, të cilit i përfundon kontrata këtë verë me klubin turk.

Kalimi në La Liga do të ishte një hap i rëndësishëm për Çekiçin, i cili këtë sezon me numrin 10 mbi shpinë ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë edhe një asist në 16 ndeshje të luajtura. Për lojtarin e Kombëtares ka pasur interes edhe nga AEK-u.

 

FBK vendos për vendin se ku do të mbahet Kupa e Kosovës

Milani sot takimin vendimtar për transferimin e Zaniolos