Dy yjet e Dortmundit ndodhen në Kosovë, takohen me Ramiz Lladrovcin

Dy futbollistët e Borussia Dortmund, Karim Adeyemi dhe Emre Can janë duke qëndruar në Kosovë.

Vetëm dy ditë pas humbjes në finalen e Ligës së Kampionëve, dyshja ka vendosur të vijë në vendin tonë.

Ka qenë kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci i cili është një adhurues i madh i futbollit që ka takuar këtë dyshe.

Lladrovci ka postuar në profilin e tij në Facebook një foto me dy yjet gjermanë.

Postimi i plotë nga Ramiz Lladrovci (pa ndërhyrje):

Me dy yjet e futbollit të Borusia – Dortmund dhe Gjermanisë, me kapitenin Emre Can dhe dhëndrin e Kosovës, Karim Adeyemi.

Rastësisht u takuam në aeroportin e Prishtinës, me dy yje të futbollit dhe miq të Kosovës.

Kosova është e madhe për miq! /Gazeta Olle/

Përfundon pjesa e parë: Shqipëria në avantazh ndaj Lihtenshtajnit

Jasir Asani realizon gol spektakolar nga gjuajtja e lirë