Dy yje të Feyenoordit raportohet se janë të etur për ta ndjekur rrugën e Arne Slot

 

Liverpooli dhe Feyenoordi kanë arritur një marrëveshje në parim për shërbimet e tekniku holandez, ku besohet se një shumë prej 11-15 milionë eurosh është paguar në formë kompensimi.

45-vjeçari e kishte konfirmuar dëshirën e tij për tu transferuar në ‘Anfield’, aty ku do të zëvendësonte Jurgen Kloppin sapo gjermani të largohej në fund të sezonit.

Sipas disa raportimeve të reja, dy nga lojtarët e tij aktual te Feyenoordi dëshirojnë transferimin tek Liverpooli, sapo kalimi i tij të zyrtarizohet.

De Telegraaf pretendon se njëri nga këta lojtarë është Lutsharel Geertruida, i cili së fundmi kishte postuar një fotografi nga stadiumi i West Hamit ku ishte prezent në ndeshjen që këta e luajtën ndaj Liverpoolit.

Aftësitë e 23-vjeçarit që të luajë në qendër të mbrojtjes si dhe si mbrojtës krahu, mund të jenë një bonus për Slot.

Një tjetër lojtar që sipas raportit është ‘i çmendur’ për të bërë kalimin tek Liverpooli është qendërmbrojtësi David Hancko.

Reprezentuesi sllovak ka qenë edhe më herët i lidhur me një kalim në Angli, dhe mosha e tij (26 vjet) mund të bëjë që të konsiderohet si pasuesi ideal i Virgil Van Dijk, i cili po futet në 12 muajt e tij të fundit të kontratës./Telegrafi/

Nathian Ake flet për luftën me Arsenal: Nuk varemi se çfarë bëjnë ata

Pioli do shkarkohet, zëvendësuesi i tij prite të jetë një Loptegui