Dy vite nga fitorja e madhe e Kosovës ndaj Çekisë

Dy vite nga fitorja e madhe e Kosovës ndaj Çekisë

Kosova më 7 shtator të vitit 2019 arriti të mposht një kombëtare shumë të fortë siç është Çekia me rezultat 2-1.

‘Dardanët’, atë kohë befasuan të gjithë pasi çekët llogariteshin favorit apsolut dhe pritej një fitore e lehtë për ta.

UEFA ka rikujtuar këtë ndeshje sot përmes një postimi në rrjetin social Twitter ku publikuan golin e shënuar nga Vedat Muriqi në atë duel.

Golin tjetër për Kosovën e pati realizuar Mërgim Vojvoda kurse për mysafirët kishte shënuar Patrick Schcick.

Kosovën tani e pret një tjetër mision i vështirë nesër ndaj Spanjës.

Policia braziliane hap hetimet, lojtarët e Argjentinës rrezikojnë deri në pesë vite burg

Caktohen gjyqtarët e ndeshjes Kosovë – Spanjë në “Fadil Vokrri”