Dy tituj e një Superkupë për tri vjet, ku do ta vazhdojë karrierën kampioni Liridon Leci?

Dy tituj kampion dhe një Superkupë në aventurën 3-vjecare te Drita në Gjilan.

Liridon Leci i dha fund një periudhe të jashtëzakonshme te kampioni i ri i Kosovës, që është ndër më të ndriturat në karrierën e pasur të tij.

Mirëpo, ku do ta shohim Lecin në edicionin e ri?

Në një prononcim për gazetën, Leci tha që po i shqyrton me kujdes opsionet që i ka.

“Pasi mbylla epokën te Drita me të cilën fitova dy tituj kampion, tash është koha për një aventurë të re dhe sigurisht që jam i gatshëm”, deklaroi Leci për Gazetën Olle.

Leci duke festuar titullin kampion të Dritës në Suharekë

“Sigurisht që i kam disa opsione për vazhdimin e karrierës, mirëpo momentalisht nuk ka asgjë konkrete”.

“Do t’i shqyrtoj me shumë kujdes ofertat dhe do të zgjedhi projektin më serioz”, shtoi Leci.

Mbrojtësi i majtë u largua nga Drita pas mosmarrëveshjeve me trajnerin Ardian Nuhiu dhe drejtorin sportiv, Valon Zymberi.

Ai ka thënë që do ta mbështetë gjithmonë Dritën, sidomos pas mbështetjes së madhe që mori pas largimit nga bardhekaltërit.

Prishtinasi prej vitesh është ndër lojtarët më të mirë në Kosovë. /Gazeta Olle/

Leci duke festuar titullin kampion në vitin 2018 në Pejë