Dy super ndeshje zhvillohen sot në Albi Mall Superligë

Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon me xhiron e 17-të që do të zhvillohet këtë fundjavë.

Në program janë pesë ndeshje për tu zhvilluar, dy ditën e sotme dhe tre të tjera të dielën.

Prishtina është nikoqir i Drenicës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet.

Kryeqytetasit kanë tre ndeshje pa fitore ku kanë barazuar në dy prej tyre dhe kanë pësuar humbje së fundmi ndaj Malishevës.

Në anën tjetër Drenica ka katër sfida pa fituar dhe ka mbetur në vendin e parafundit në tabelë.

Si vendasit ashtu edhe mysafirët kanë qëllim që të rikthehen te fitoret.

Ndeshje tejet interesante pritet të zhvillohet edhe në Klinë, ku Dukagjini pret Trepçën ’89.

Dy skuadrat në këtë takim vijnë nga fitoret në mesjavë dhe synojnë të vazhdojnë me këtë ritëm.

Të dyja duelet, si në kryeqytet ashtu edhe ai në Klinë fillojnë nga ora 13:00. /Gazeta Olle/ 

Pique pozon para të gjithë trofeve të fituara me Barcelonën, klubi i thotë “faleminderit legjendë”

Nga Hasi te ish-lojtarët e Interit dhe Milanit – kandidatët për ta marrë rolin e trajnerit te Shqipëria