Dy skuadrat e Superligës në “ajër”, trajnerët që paralajmëruan dorëheqjen nuk janë larguar akoma

Tahir Lushtaku dhe Bekim Isufi paralajmëruan dorëheqjet e tyre në fund të stinorit vjeshtor nga Drenica e Ferizaj.

Kjo për shkak të mos-organizimit të klubeve në fjalë, të cilat kaluan në vështirësi të ndryshme gjatë edicionit 2019/20.

Mirëpo, asnjëri nga Lushtaku e Isufi nuk kanë dhënë dorëheqje ende, duke pritur përmirësimin e gjendjes.

Në një prononcim për gazetën, Lushtaku përsëriti që gjasat që të mbetet te Drenica janë të vogla, por që dorëheqje nuk ka dhënë akoma.

“Gjasat që unë të vazhdojë janë minimale. Është koha e fundit që të bëhet një zgjidhje e duhur për Drenicën dhe klubi të organizohet si duhet”, deklaroi Lushtaku për Gazetën Olle.

“Unë do të ulem të bisedoj me klubin vetëm nëse klubi do të ketë ndonjë ide apo plan konkret për të ardhmen”.

“Nuk është e rëndësishme nëse unë do të vazhdoj apo jo, por që Drenica të mbetet në elitë dhe të ketë sukses në Kupën e Kosovës, ku i kemi gjasat e mira të kalojmë në gjysmëfinale”, shtoi ai.

Gazeta ka kontaktuar edhe klubin e Ferizajt, në lidhje me zhvillimet e fundit pas përfundimit të stinorit vjeshtor.

Zyrtarë të klubit të ferizajas i kanë thënë “Olle”-së se janë në bisedime me Bekim Isufin për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në stinorin vjeshtor.

Ende nuk është marrë ndonjë vendim nga tekniku gjilanas, që megjithatë ka mundësi të vazhdojë drejtimin e “Ujqërve” edhe në vjeshtë.

Muaji dhjetor dhe janar i vitit të ardhshëm, do të jenë vendimtar në lidhje me fatin e dy skuadrave. /Gazeta Olle/