Dy skuadra të Superligës turke pas Arb Manajt!

Pas Jetmir Topallit që është në listën e disa skuadrave turke, aty ka përfunduar edhe sulmuesi tjetër i Superligës së Kosovës, Arb Manaj.

21 vjeçari, po shkëlqen këtë vit në fanellën e Trepçës 89, duke shënuar 11 gola, shkruan Gazeta Olle.

Kontrata e klinasit përfundon në fund të këtij kampionati, kurse tashmë dy skuadra turke do të tentojnë transferimin e tij me parametra zero.

Bëhet fjalë për skuadrat Goztepe dhe Denizlispor, të cilat këto po shqyrtojnë mundësin e transferimit të kosovarit.

Kujtojmë, dy skuadrat janë në elitën e futbollit turk, ndërsa po kërkojnë zgjedhje të reja me futbollist të rinj, por njëkohësisht duke tentuar t’i kursejnë disa para pas krizës së shkaktuar nga Covid-19./ Gazeta Olle