Dy skuadra të mëdha pas Admir Mehmedit

Edhe pse Hamburgu ka edhe dy finale për t’i shpëtuar mbijetesës në Bundesliga 2, ata menjëherë kanë shpalosur apetitet e tyre për sulmuesin shqiptar, Admir Mehmedi.

Lojtari që humbi statusin e Bundesligës me Freiburgun, kërkohet nga Hamburgu për afatin kalimtar të verës.

Kështu shkruajnë të hënën mediat gjermane.

“Hamburgu shënoi vetëm 25 gola këtë sezon, dhe për këtë arsye ata janë të interesuar për Admir Mehmedin”, shkruan abendblatt.de, transmeton GazetaOlle.com.

Por, kalimi i tij te kjo skuadër nuk është aspak i lehtë, pasi 24-vjeçari ka kontratë me Freiburgun deri në vitin 2019 dhe vlera e tij pritet të jetë së paku 6 milionë euro.

Hamburgu do të luajë dy ndeshje me Karlsruhen, për të siguruar përfundimisht mbetjen në Bundesligë.

Krahas Hamburgut, edhe Borussia Monchengladbach në të cilën luan Granit Xhaka ka shprehur interesim të madh për Mehmedin.

Sulmuesi nga Gostivari që Përfaqëson Zvicrën ka shënuar këtë sezon vetëm 4 gola, kurse një vit më parë kontribuoi me 12 sosh.