Dy skuadra të mëdha gjermane pas Ardon Jasharit

Ardon Jashari pritet të bëj hapin e madh në karrierë, pasi do të largohet nga Luzerni në verë.

Mesfushori shqiptar është ndër futbollistët më të vlerësuar në kampionatin zviceran dhe ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë.

Por talentin shqiptar me pasaportë zvicerane është i prirë për tu transferuar në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.

Dy klubet gjermane Borussia Moenchegladbach dhe Stuttgart po shihen si favorite, pasi kanë bërë hapa para për transferimin e tij.

Në garë për Jasharin kanë qenë edhe skuadra të tjera si Celtic, Atalanta, Porto e Eintracht Frankfurt, por Stuttgart e Gladbach janë para në garë.

Luzerni tanimë i ka njoftuar skuadrat e interesuara se për ta lënë të lirë kapitenin e tyre kërkojnë së paku gjashtë milionë euro.

20-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 37 ndeshje zyrtare me fanellën e Luzernit, ku ka realizuar edhe një gol dhe ka asistuar në katër të tjerë. 

Gjilani – Prishtina, formacionet zyrtare të Kupës së Kosovës

Zyrtare: Ardian Nuhiu merr drejtimin e Shkëndijës