Dy shqiptarë largohen nga Bundesliga, një mbetet ne barazh

 Pas vetëm një viti, Alban Meha me Paderbornin e tij do të largohen nga Bundesliga gjermane. Bashkë me këtë skuadër në një rang më poshtë ka rënë edhe Freiburgu i Admir Mehmedit.

Kjo erdhi pas humbjeve të sotme. Freiburg u mposht 2:1 nga Hannoveri, kurse Paderborni në fushën e vet u mund 2:1 nga Stuttgarti. Pikërisht kjo e fundit i shpëtoi rënies.

Java e fundit vendosi edhe për Hamburgerin e Valon Behramit të cilët duhet të zënë edhe trenin e fundit, pavarësisht fitores 2:0 ndaj Schalke 04. Ata mbeten në barazh dhe do të luajnë me vendin e tretë të Bundesligës 2.

Rënies i shpëtuan edhe Hannoveri e Hertha e Berlinit

 

Rezultatet – Java e fundit

Borussia M. – Augsburg 1:3

Bayern M. – Mainz          2:0

Dortmund – Werder B.  3:2

Frankfurt – Bayer L.        2:1

Hamburger – Schalke     2:0

Hannover – Freiburg      2:1

Hoffenheim – Herhta     2:1

Koln – Wolfsburg             2:2

Paderborn – Stuttgart    1:2