Dy portierët e parë i janë lënduar, skuadra italiane hedh sytë te Berisha

E ardhmja e Etrit Berishës mund të jetë përsëri në Serinë A. Portieri i kombëtares shqiptare është në kërkim të një sistemimi të ri pasi te Torino nuk ka mundësi aktivizimi të rregullt.

Klubi ka bërë të qartë se do t’i besojë Vanja Milinkoviç-Saviç dhe për këtë arsye, Berisha ka kërkuar që të largohet në merkaton e janarit. Fillimisht dukej se ai do ta kishte të pamundur që të luante në Serinë A, pasi për momentin të gjithë vendet ishin të zëna për ata që vlerësohen si portierë titullarë.

Por tani ka dalë në skenë një variant interesant në elitën e futbollit italian. Klubi i Spezias po kalon një krizë të pazakontë sa u përket portierëve. Bartlomej Dragovski u dëmtua pak ditë para fillimit të Botërorit dhe nuk ia doli që të merrte pjesë me Poloninë. Ndërkohë, holandezi Jeroen Zoet u dëmtua në ndeshjen e kësaj jave ndaj Atalantës po në kampionatin italian dhe tashmë kjo bën që Specia të mos ketë një alternativë shumë cilësore mes shtyllave.

Kështu, klubi ka kthyer sytë drejt Berishës, i cili do të ketë mundësinë kështu të aktivizohet rregullisht në pritje të rikuperimit të dy portierëve të Spezias, e pse jo, edhe të luftojë që të mbetet ai titullar deri në fund të sezonit në Serinë A.

Elvira Bajraktari shpresa e madhe në volejbollin kosovar – Për tetë vite ka fituar shtatë trofe, tani synon Evropën

Zyrtare: Djali i David Beckham huazohet te skuadra e Premier Leagues