Dy përballje të forta sot në Superligë

Të dielën janë në program dy ndeshje shumë të forta në Raffaisen Superligën e Kosovës, pasi njëra luhet për pjesën e epërme të tabelës, ndërsa tjetra për mbijetes.

Në Kizhnicë, Hajvalia pret Trepçën ’89, në një ndeshje që të jetë interesante pasi do të përballen Ismet Munishi dhe Afrim Tovërlani.

Ndërsa shumë nxehtë pritet të jetë në Gjakovë, ku Vëllaznimi do të jetë nikoqirë i Dritës. Këto dy skuadra janë duke ‘luftuar’ me gjithçka çka kanë për t’i ikur barazhit.