Dy përballje interesante në elitën e basketbollit kosovar

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 19-të në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.

Të shtunën do të përballen rivalët e vjetër në basketbollin e Kosovës, Bashkimi dhe Trepça. Takimi do të zhvillohet në Rahovec, pasi palestra në Prizren po kanë probleme me ngrohje. Prizrenasit kanë tetë fitore e dhjetë humbje, ndërsa mitrovicasit 12 fitore e gjashtë humbje.

Takim shumë interesant pritet mes Sigal Prishtinës dhe Rahovecit. Bardhekaltrit kanë nëntë fitore e nëntë humbje, kurse rahovecasit pesë fitore e 11 humbje. Rëndësia e përballjes bënë që takimi të jetë shumë rivalizues.

Ndeshja e fundit është mes Dritës dhe Golden Eagle Yllit, sfidë që zhvillohet në Therandë. Gjilanasit ndodhen në vendin e fundit me 18 humbje, në po aq ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme në fitore në elitë pa fitore, kurse therandasit janë në vendin e parë me 14 fitore e katër humbje.

Peja-Prizreni 16 do të regjistrohet rezultati nga Liga Unike.

Art Motion Superliga – Java 19

E shtunë

19:00 Bashkimi – Trepça

E diel

17:00 Sigal Prishtina – Rahoveci

19:00 Drita vs Golden Eagle Ylli

Peja – Prizreni 16 (Rezultati nga LIGA UNIKE).

U lirua me kusht pas denoncimit për dhunë, reagon e dashura e Grenwood

Yarbrough, MVP i xhiros së 10-të në Ligën Unike