Sot në ora 16:00 do zbulohet lista e Shqipërisë për në Euro 2024.
Deri më tani, i vetmi lojtar i cili e ka siguruar vendin në grumbullimin e Kuq e Zinjve është Ernest Muci, ku skuadra e tij Besiktas e ka konfirmuar një gjë të tillë, shkruan Gazeta OLLE.
Shumë lojtarë janë nën ethe, duke pritur publikimin e listës, ndërsa vëmendja kryesore mbetet te Mirlind Daku dhe Arbnor Muja.
Dyshja kosovare ishte një nga figurat kyçe në suksesin historik të Shqipërisë, por enigmë ka mbetur thirrja e tyre nga trajneri brazilian.