Dy ndeshjet e sotme të Ligës së Dytë kanë përfunduar me këto rezultate

Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të Ligës së Dytë në futboll.

KEK-u ka barazuar në shtëpi me Prizrenin, në takimin që u mbyll pa gola, 0-0, shkruan Gazeta Olle.

Ishte ky barazimi i parë për KEK-un pasi në tri ndeshjet e para kishin fituar pikë të plota.

Në ndeshjen tjetër, Behari ka mposhtur me rezultat të thellë 3-0 Vëllazërinë.

Për vendasit ishte kjo fitorja e parë, ndërsa mysafirët mbeten ende pa pikë.

Kurse të dielën (nesër) do të zhvillohen edhe pesë ndeshje tjera interesante në kuadër të Ligës së Dytë.

/Gazeta Olle/

Fjalët emocionuese të Florian Markut pas shpalljes kampion

Istogu reagon ashpër: Gjyqtari “heroi” i mysafirëve, i’a falë një penallti Trepçës ’89 (Video)