Dy ndeshje – zero gola, mbyllen pa fitues ndeshjet e ditës së shtunë në Kategorinë Superiore

 

Janë mbyllur dy sfidat e tjera të javës së 9-të të Superioes. Në Vlorë dhe Rrogozhinë nuk pati fitues, me ekipet që ndajnë mes tyre nga 1 pikë në ndeshjen e fundit të fazës së parë.

Në sfidën Tirana – Dinamo u anuluan dy gola. VAR-i prishi festën e të dyja skuadrave, pasi fillimisht do të anulohej goli i Soler dhe më pas i Vilës për pozicione jashtë loje. Minutat e mbetura nuk do të prodhonin ndryshim të rezultati dhe në këtë mnëyrë kryeqytetit “mbetet” pa fitues.

Egnatia mori 1 pikë shumë të vlefshme ndaj Teutës në “Egnatia Arena”. Rrogozhinasit në këtë duel mbeten me 10 lojtarë, pasi dolën me të kuq Dulysse dhe Guma, trajneri i portierëve. Por pavarësisht avantazhit numerik në fushën e lojës, durrsakët e Edi Martinit nuk ia dolën të “çajnë” rrjetën e kampionëve. Kështu edhe Egnatia me Teutën ndajnë pikët.

TIRANA – DINAMO 0 – 0 dhe EGNATIA – TEUTA 0 – 0

Drita i gëzohet fitores së Prishtinës, bardhekaltërit përsëri mund të marrin kreun e tabelës

Dy ndeshje nuk janë transmetuar këtë vit në Superligë, dyjat kanë qenë në Liman Gegaj