Dy ndeshje nuk janë transmetuar këtë vit në Superligë, dyjat kanë qenë në Liman Gegaj

Liman Gegaj është rinovuar këtë edicion, duke u shëndrruar në një impiant të bukur sportiv.

Por dy ndeshje këtë vit që nuk janë transmetuar në futbollin kosovar, kanë qenë pikërisht në stadiumin e Malishevës, shkruan Gazeta OLLE.

Mungesa e energjisë elektrike dhe rrjetit optik ka bërë që ndeshja në mes të Malishevës dhe Prishtinës mos të transmetohet fare.

Para disa javësh, ndeshja në mes të Malishevës dhe Gjilanit nuk ishte transmetuar për shkaqe të njejta.

Dy ndeshje – zero gola, mbyllen pa fitues ndeshjet e ditës së shtunë në Kategorinë Superiore

Lajm i keq për Prishtinën, lëndohet Janjeva