Dy ndeshje interesante zhvillohen sot në Ligën e Parë

Java e tetë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll starton sot (e premte) me dy ndeshje interesante. 

Në Grupin A, Feronikeli 74 e pret Lirinë e Prizrenit në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, shkruan Gazeta Olle.

Skuadra nga Drenasi gjendet në vendin e parë në tabelë, ndërsa prizrenasit udhëtojnë pas një serie prej tre fitoreve radhazi.

Në Grupin B, Fushë Kosova luan ndaj Flamurtarit, në stadiumin “Ekrem Graiçevci”.

Bardhekaltrit pozicionohen në vendin e dytë në tabelë, teksa kuqezinjtë janë në vendin e gjashtë, por me vetë tri pikë më pak.

Të dy ndeshjet fillojnë në orën 13:00. /Gazeta Olle/

 

Armend Thaqi garon për çmimin e golit më të mirë të javës, këtu mund të votoni për të

Supergoli i Armend Thaqit zgjedhet më i miri i javës në Conference League (VIDEO)