Dy ndeshje interesante në Superligë, vëmendja në Suharekë

Xhiro e 33-të në Superligën e Kosovës në futboll mbyllet sot me dy ndeshje mjaft interesante.

Padyshim se vëmendja kryesore do jetë në Suharekë, aty ku Ballkani do t’i bëjë konak skuadrës së Arbërisë.

Suharekasi luajnë që të mbesin në garë për titull, ndërsa për Arbërinë është pothuajse treni i fundit që të marr pikë dhe të mbetet në garë për mbijetesë.

Interesant pritet të jetë edhe në Skenderaj ku Drenica do e pres skuadrën e Llapit.

Të dy ekipet janë në luftë për mbijetesë dhe pikët janë vendimtare në këtë fazë.

Prokuroria fillon hetime për kurdisje në ndeshjen Llapi-Drenica -  Ballkani.info

Të dy ndeshjet startojnë në ora 15:00. /Gazeta Olle/