Në këtë ditë spikat ndeshja në stadiumin “Ferki Aliu”, ku skuadra e Vushtrrisë është nikoqir i Vitisë.
Të dy skuadrat janë përforcuar dhe në xhiron e parë do të tregojnë forcën për të rrëmbyer pikët e plota.
Ndeshje interesante që pritet të zhvillohet në kuadër të kësaj xhiroje është edhe Ferizaji – Vllaznia e Pozheranit.
Edhe këto dy ekipe janë forcuar për sezonin e ri dhe tani kërkojnë të nisin mbarë edicionin e ri.