Dy ndeshje, dy humbje, presidenti i Llapit vjen me mesazh për lojtarët

Dy ndeshje dy humbje. Ky është bilanci i Llapit në dy takimet e para.

Kryetari i klubit, Beqir Batatina, ka motivuar lojtarët përmes një mesazhi të publikuar nga klubi, raporton Gazeta Olle.

Mesazhi i Batatinës

Të dashur futbollistë të klubit tim,

Unë do të qëndroj pranë jush edhe në vazhdim! Këto humbje kanë pak rëndësi për ne, këto humbje ndodhin dhe janë pjesë e futbollit, ne do gjejmë motivin për t’u rikthyer edhe më fuqishëm në vazhdimin e kampionatit.

Ishim të bashkuar në takimin e parë që kishim së bashku, ashtu do të jemi edhe në vazhdim, të bashkuar, krahë për krahë me njëri-tjetrin për t’i arritur objektivat e klubit.

Shumë shpejtë do të jem pranë jush, unë dhe kryesia e klubit kam besim të plotë në shtabin teknik, në futbollistët e mi dhe në stafin punues, sepse ne jemi duke bërë më të mirën por ndoshta edhe fati na e ka kthyer shpinën në këto ndeshje.

Vazhdojmë së bashku për ndeshjet e radhës!
Forca Llapi.

I juaji
Presidenti i klubit
Beqir Batatina