Dy ndeshje, dy humbje, gjashtë gola të pësuara asnjë të shënuar (FOTO)

Kosova U -21 u mposht 5:0 nga Norvegjia në ndeshjen e dytë eliminatore.

Djelmoshat e traperit Rafet Prekazi, nuk gjetën forcë përballë Norvegjisë e cila i shënoi plot pesë gola në portën e portierit Visar Bekaj.

Kosova nga minuta e 54-të ka mbetur me 10-të futbollistë pasi që Besfort Kolgeci është përjashtuar me karton të kuq në minutën e 54-. Kolgeci aktivizohet në qendër të mbrojtjes.

Kosova ndeshjen e parë e kishte humbur nga Irlanda me rezultat 1:0. Kosova ka zhvilluar dy ndeshje dhe ka pësuar po aq humbje, ka pranuar gjashtë gola dhe nuk ka shënuar asnjë. /Gazetaolle.com

gg

1 4 KJKK