Dy ndeshje, dy gola, dy barazime (VIDEO)

Dy ndeshjet e mbrëmjes në kuadër të Ligës së Kampionëve, PSG-Chelsea dhe Shakhtar-Bayern Munchen, u mbyllën baras.

Në Francë rezultati përfundimtar ishte 1:1. Golin e parë për mysafirët e shënoi serbi Branislav Ivanoviq, duke realizuar nga afërsia me kokë për 1:0 në minutën e 36-të.  Megjithatë, nëntë minuta brenda pjesës së dytë, Edinson Cavani shënoi me kokë për t’i barazuar shifrat.

Më gola nuk pati, andaj i kualifikuari nga ky duel mbetet enigmë e madhe, të cilën pritet ta zgjidhë ndeshja e dytë.

Në ndeshjen tjetër, Shakhtar Donetsku dhe Bayerni i Munichut luajtën baras pa gola, 0:0.