Dy muaj luftë me COVID, ndërron jetë gazetari sportiv Kosta Grillo

Prej rreth dy muajsh, Grillo ishte i shtruar në Turqi për trajtim të specializuar në një prej spitaleve më të njohur të Stambollit, por nuk arriti dot të fitojë betejën me Koronavirusin.

Për javë të tëra Kosta luftoi me armikun e padukshëm, por në fund u dorëzua, duke pikëlluar familjen, të afërmit, miqtë dhe kolegët e tij të panumërt.

Redaksia e GazetaOlle i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Grillo dhe është pranë saj në këtë moment të vështirë!

Pozitiv me Covid-19, përkeqësohet gjendja shëndetësore e gazetarit Kosta Grillo, niset drejt Turqisë - Balkanweb.com - News24

Shqipëria nis përgatitjet, e presin sfidat vendimtare të tetorit për Katar 2022

“Ajo foto nuk lëviz nga shtëpia ime, madje edhe gruaja e mban në telefon” Ibrahimovic tregon kuriozitetin