Dy medalje të argjendta për studentët kosovarë në Lojërat Evropiane për Universitete

Universiteti i Prishtinës ka lënë gjurmë edhe në garat e karatesë në Lojërat Evropiane për Universitete, që po mbahen në Lodz të Polonisë.

Në konkurrencën e femrave, karateistet në përbërje Fortesa Orana, Adelina Rama, Albulena Gervalla dhe Vlerë Qerimi, fituan medaljen e argjendtë në ekipore, duke shënuar tri fitore, ndaj Universiteteve nga Turqia, Polonia dhe Kroacia.

Në luftën për të artën pësuan humbje nga Universiteti Odessa Mechnikov nga Ukraina.

Medaljen e argjendtë në individuale e fitoi Betim Maliqi, kategoria -75 kg.

Ekipi ynë universitar u përbë nga 10 karateistë.

KOK ka përgëzuar suksesin e studentëve tanë, si dhe Federatatën e Sportit Universitar të Kosovës dhe atë të Karatesë së Kosovës, për medaljet e fituara.

 

Përfundon Kampi Nacional i Basketbollit

Florent Hasani, a rrezikon të jetë një tjetër Albion Avdijaj për Tiranën?