Besa e Pejës dje (e shtunë) zhvilloi ndeshjen e Superkupës kundër Trepçës ’89 ku pësoi humbje me rezultat të thellë 5:0.
Formacioni i hedhur në fushë nga Valdet Shohi ishte me lojtarë të gjithë të rinj.
Por dy emra ishin më befasues për sportdashësit.
Sulmuesi Altin Merlaku dhe mesfushori Fatlum Gashi, shkruan GazetaOlle.com.
Besa ka arritur marrëveshje me lojtarët, por që nuk i ka prezantuar fare.
Klubi pejan që vitin e shkuar e fitoi Kupën, këtë sezon do të mundohet të mbijetojë në Superligë. /olle/