Dy lojtarë të Kosovës në shtatëshen më të mirë të botërorit

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të shteteve në zhvillim, derisa dy lojtarë të saj u gjenden në formacionin më të mirë.

Kastriot Jupa dhe Kreshnik Krasniqi bënë pjesë në 7-shen më të mirë të botërorit, të zgjedhur nga juria.

Ata ishin ndër më meritorët për suksesin e Kosovës, mirëpo edhe portieri Arbër Curri nuk do të ishte befasi nëse do të përfshihej në mesin e më të mirëve. (Gazeta Olle)