Dy klubet gjermane synojnë Igli Taren

Igli Tare mban postin e drejtorit sportiv të Lazios prej vitit 2008. Kontrata me bardhekaltrit i përfundon në verën e vitit 2023, por 48-vjeçari mund ta mbyllë më shpejt aventurën me klubin italian.

Skuadra nuk po kalon një moment të mirë, teksa djemtë e Sarrit dështuan në sfidën më të rëndësishme të sezonit, duke humbur 3-0 derbin me Romën e Jose Mourinhos. Raporti i trajnerit me Taren nuk është aspak i mirë dhe mediet italiane raportojnë se Claudio Lotito duhet të zgjedhë midis të dyve.

Tare nuk ka ndërmend të largohet përpara se të gjejë një zgjidhje alternative. Emri i vlonjatit është lidhur me klube të mëdha italiane në të kaluarën, teksa, për momentin, pista më konkrete është Eintracht Frankfurt, edhe pse ka interesim edhe nga Leipzig.

Jordi Alba: Shpresoj të përmbushim objektivin, gjithkush mund të fitoj

Forma e lojtarëve aktual dhe prurjet e reja: Shqipëria zhvillon testin e vështirë në miqësoren ndaj Spanjës