Dy klubet e Superligës në garë për sulmuesin Blerim Krasniqi

Blerim Krasniqi edhe përfundmisht do të largohet nga Shqipëria, ku do të transferohet në Superligën e Kosovës.

Përmes një komunikate zyrtare për shtyp, klubi i KF Teutës i ka uruar shumë fat në vazhdim lojtarit.

“KF Teuta komunikon përfundimin e bashkëpunimit me sulmuesin Blerim Krasniqi, i cili nga sot nuk është më pjesë e Teutës. Lojtari largohet nga Teuta duke lënë mbrapa plot kujtime për tifozërinë stafin dhe ekipin. Faleminderit Blerim për gjithçka dhe sidomos për titullin e fituar pas 27 vitesh. Përgjithmonë pjesë e familjes blu. Shumë suksese në vazhdim kampion!”.

Sipas asaj që ka raportuar ditë më parë “Zëri.info” Gjilani dhe Ballkani janë në garë për të siguruar shërbimet e lojtarit, mirëpo skuadra gjilanase është më afër nënshkrimit.

Drenica gati për goditjen e madhe në mbrojtje, marrëveshje me mbrojtësin e Partizanit

Shaqiri: Po ndihem mirë, pres një sezon të mrekullueshëm