Erjon Vucaj nuk është më një futbollist i klubit të Dritës.
Klubi bëri të ditur se ka mbyllur marrëveshjen me mesfushorin shkodran i cili ka patur një rol qëndror në vitet e fundit, teksa bëhet gati që të kthehet në Superiore.
“Panorama Sport” ka bërë të ditur se prej disa ditësh ka kontakte të vazhdueshme mes Vucajt dhe Vllaznisë, pasi mesfushori kërkon të kthehet të luajë përsëri në Superiore.
Ndërkohë, në skenë është edhe klubi i Partizanit, i cili është në kërkim të përforcimeve për pjesën e dytë të sezonit.
Vucaj zhvilloi 117 ndeshje me Dritën.