Federata e Volejbollit e Kosovës ka njoftuar për rritjen e komunitetit të volejbollit.
Ngritja e standardit në nivelin e garave elite, atë të Kombëtareve, organizativ dhe formave tjera, po përcillet me dëshirën e të rinjëve dhe të rejave që t’i bashkohen sportit të rrjetës.
Kësisoj, së fundi janë formuar edhe dy klube të reja të volejbollit, në qendrat ku mungonte aktiviteti i këtij sporti në këtë formë.
KV Prizreni dhe KV Alpha nga Isniqi i Deçanit, janë dy klubet e reja, që i shtohen skenës së volejbollit kosovar.
FVK ka përgëzuar iniciatorët për themelimin e këtyre dy klubeve, duke u uruar ahumë suksese në misionin e tyre.
Klubet e reja, kanë treguar edhe në të kaluarën se mund t’ia dalin në një periudhë të shkurtër, të lënë gjurmët e para në garat elite të Kosovës.