Dy klube kosovare dënohen të mos luajnë për gjashtë dhe tre ndeshje në stadiumet e tyre

Komisioni Disiplinor i Regjionit të Prishtinës i cili njeherit është edhe Komesar i Ligës së Tretë i ka treguar “dhëmbët” duke i dënuar dy klube pas ekseseve të ndodhura së fundmi në dy ndeshje të Ligës së Tretë të Kosovës në futboll, përcjellë Gazeta Olle.

Në takimin e Ligës së Tretë, skuadra e Matit ishte nikoqire e KF Elite derisa në raportin zyrtar thuhet se persona të paautorizuar janë futur në teren.

Për këtë motiv, skuadra e Matit dënohet me gjashtë ndeshje mos-lojë në fushën e saj.

Pa dënim nuk ka shpëtuar as skuadra Hajvalia 2020 e cila në ndeshjen ndaj Ulpianës ’92 kishte lëshime në organizim.

Hajvalia 2020 është dënuar që tri ndeshjet e radhës si vendas mos t’i zhvillojë në stadiumin e saj në Kizhnicë.