Dy klube holandeze pas ish-lojtarit të Dritës, Prishtinës e Ferizajt

Ish-futbollisti i Dritës, Ylber Ramadani, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së Partizanit nga Tirana ka zgjuar interesim të madh tek dy skuadra të njohura holendeze.

Për 21-vjeçarin kanë shprehur interes dy klube holandeze, të cilat janë AZ dhe Herenven.

Pra, bëhet fjalë për dy klube të elitës së futbollit holandez, ku lojtari do të ketë mundësi që të hedhë një hap të madh në karrierën e tij.

Në krahasim me dy ofertat e para, Partizani nuk do që të nxitohet, pasi oferta financiare nuk është aty ku kërkohet. Mësohet se holandezët u ofrojnë të kuqve 130 mijë euro, ndërkohë që klubi kryeqytetas është i gatshëm të heqë dorë nga shërbimet e lojtarit vetëm për 200 mijë euro.

Ramadani iu bashkua “demave” në janar të 2016-ës nga Drita e Gjilanit, ku të kuqtë fituan betejën për kartonin e lojtarit me klubin kosovar në FIFA. Megjithatë, u tha se në shenjë kortezie klubi i kuq i dha 5 mijë euro Dritës për lojtarin.

ylber ramadani ylber ramadani ylberi ylber ramadani