Dy kamerunas te Kosova

Skuadrat kosovare kanë nisur t’ia shohin hairin Kampionati Botëror të shteteve në zhvillim. Në fakt, ky eveniment mblodhi në vendin tonë hendbollistë nga 16 shtete nga mbarë bota dhe aty u shquan disa hendbollistë.

Prej tyre, dy ishin nga Kombëtarja e Kamerunit, të cilët u ranë në sy drejtuesve të klubit të hendbollit Kosova nga Vushtrria. Dhe, siç mëson “Zëri”, klubi vushtrrias ka arritur marrëveshje në parim me dy hendbollistë afrikanë, respektivisht të Kamerunit, të cilët morën pjesë në evenimentin që u mbajt në vendin tonë, e i cili përfundoi të premten.

Gjithnjë sipas informacioneve që ka siguruar gazeta, shumë shpejt pritet të ndodh zyrtarizimi i këtyre dy hendbollistëve shtatgjatë dhe mjaft cilësorë. Gjithsesi, ata e shohin Kosovën si trampolinë, për të depërtuar më lehtë në Evropë.