Dy golat e Suarezit nuk mjaftojnë për Barcelonën

Barcelona e ka bërë një tjetër lëshim në La Liga të Spanjës.

Në duelin e sotëm ndaj Celta Vigos, Barcelona luajti baras 2:2, shkruan Gazeta Olle.

Suarez ishte shënuesi i dyfisht për Barcelonën me nga një gol për secilën pjesë.

Kurse, për vendasit e Celtas, shënuan Smolov dhe Aspas.

Me këtë barazim, Barcelona tashmë numëron 69 pikë dhe gjendet në pozitën e parë.

Kurse, një pikë më pak dhe një ndeshje më pak në pozitën e dytë gjendet Real Madrid.