Dy goditje tjera “me doping” për futbollin anglez

Nuk ka përfunduar me rastin e Jake Livermoret, skandali i dopingut në futbollit anglez. Pas mesfushorit të Hull Cityt, Federata e Futbollit Anglez mund të goditet edhe për dy herë të tjera.

Futbollisti i Sheffield Unitedit, Jose Baxter dhe portieri i Wolvesit, Aaron McCarey, do t’i nënshtrohen testit anti-doping.

Sipas mediave angleze, dyshohet se këta futbollistë kanë përdorur preparate të ndaluara, prandaj pikërisht ata kanë rënë në ‘radar’ pas Livermoret. /Gazeta Olle