Dy gëzime në një ditë për Sokol Cikalleshin

Sokol Cikalleshi është njeriu i momentit në ekipin e tij, Konyaspor.

Në dy javët e para në Superligën turke, kavajasi ka mundur të shënojë dy gola me shumë peshë, që i kanë dhënë 6 pikë skuadrës së njohur.

Sot ai shënoi bashkë me Endri Çekiçin dhe të dy së bashku përmbysën gjigantët e Basaksehir për të marrë një fitore tërësisht shqiptare.

Pas ndeshjes Cikalleshi foli për mediet turke, ku tregoi për ndeshjen dhe tregoi edhe dedikimin për golin e sotëm.

Këtë rrjetë ai ia dedikoi gruas së tij, për të cilën kishte stampuar edhe një bluzë ku shkruante: “Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”. Me siguri para ndeshjes ai i ka premtuar se do shënojë dhe do ia dedikojë golin asaj dhe arriti ta mbajë.

 

Golashënuesi historik i Malishevës, Hasani Hyseni: Golin ia dedikoj…

Behar Maliqi: Feronikeli ka probleme, por do të rikthehet