Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për inicim disipinor ndaj dy futbollistëve të Superligës, shkruan Gazeta Olle.
Bëhet fjalë për Altin Merlakun e Dukagjinit dhe Marclei Santos të Ulpianës. Të dy për shkak të ndërhyrjeve të rrezikshme ndaj kundërshtarëve, për çka ishin ndëshkuar me karton të kuq direkt.
VENDIMET E PLOTA:
Inicime disiplinore ndaj:
Lojtarit të KF”Dukagjini” me nr fanelle 11 Altin Mërlaku dhe nr ID.000787M93. MOTIVI: Ndërhyrje e rrezikshme duke e rrezikuar shëndetin e lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së xhiros së 16 –të, të BKT Superligës Drita – Dukagjini.
Lojtarit të KF ”Ulpian”a me nr fanelle 9 Marclei Cesar Santos dhe nr ID 020244M89. MOTIVI: Ndërhyrje e rrezikshme duke e rrezikuar shëndetin e lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes së xhiros së 16 –të, të BKT Superligës Ulpiana – Prishtina.
/Gazeta Olle/