Dy futbollistë të Romës përleshen ndërmjet vete!

Mbrojtësi i Romës, Kostas Manolas, është kapur keq me portierin e kësaj skuadre, Morgan De Sanctis, në përfundim të pjesës së parë të ndeshjes ndërmjet Romës dhe Juventusit.

Portieri i verdhekuqëve është futur i pari në tunel, ndërsa për ta ndalur grekun që po shkonte drejt tij është dashur të intervenojnë të tjerët.

Roma-Juventus u mbyll baras, 1:1. /Gazeta Olle