Dy futbollistë të rëndësishëm konfirmojnë largimin nga Suhareka

Leart Emini dhe Dardan Jashari janë larguar zyrtarisht nga skuadra e FC Suharekës.

Lajmin e kanë konfirmuar dy futbollistët në fjalë, me anë të postimeve në rrjetin social Facebook.

“Pershendeteje miq. Dua te ju informoj se nga tash (e nje kohe) nuk jam me pjese e FC Suharekes, ku me kete rast kemi perfunduar marrveshjen. Gjate kesaj kohe dua ta falenderoj familjen per mbeshtetje” – ka shkruar Emini në llogarinë e tij.

Edhe Jashari njoftoi në llogarinë e tij se ka ndarë rrugët me Suharekën në gjysmë të sezonit.

“Pas një gjysmë edicioni tek FC Suhareka më nuk do jem pjesë e këtij klubi” – ka shkruar ai ndër tjerash.

As Emini e as Jashari nuk kanë treguar arsyet e largimeve të tyre.

FC Suhareka bën gara në Ligën e Parë.

Zyrtare: Eros Grezda largohet nga Partizani

U raportua se e gjuajti shiritin e kapitenit në tokë, vjen reagimi i Hamdi Namanit