Dy futbollistë të Dritës së shpejti në prova te skuadra e njohur zvicerane

Futbollistët e rinj të klubit FC Drita, Olti dhe Odi Mehmeti po përgatiten për prova në skuadrën e Winterthurit në Zvicër.

Olti dhe Odi Mehmeti janë vëllezër nga qyteti i Gjilanit. Olti luan me ekipin U19, kurse Odi U17.

Trajneri i skuadrës së të rinjve në këtë klub, Genc Sermaxhaj beson se lojtarët do ti kalojnë provat në Winterthur.

Postimi i Genc Sermaxhajt në rrjetin social Facebook

Olti dhe Odi Mehmeti vëllezërit nga Gjilani janë futbollist të klubit FC Drita.

Olti me moshën U19, dhe Odi U17, po përgatiten maksimalisht për prova në klubin Zviceran FC Winterthur.

Shkathtësitë e tyre i njoh mjaftë mirë sepse me të dy kemi kaluar sezone me rezultate të suksesshme, ndërsa tani po stërvitemi në aspektin individual që të jenë sa më të gatshëm për synimet e reja.

Uroj që Olti dhe Odi të shfaqin gjithë potencialin e tyre gjatë qëndrimit tre mujor në FC Winterthur.

Gjithashtu nga FC Drita, do të vazhdojnë të zhvillohen edhe shumë talent tjerë, për të cilët do të kujdesem që t’i përgatis sa më mirë për sfidat e reja, dhe më pastaj të krenohemi me sukseset e tyre.