Besa nuk e priti mirë barazimin 1:1 me Trepçën ’89 në stadiumin “Riza Lushta” të Mitrovicës.
Madje, disa prej futbollistëve të tyre qanë pas takimit, pasi me këtë rezultat ata mbetën 6 pikë prapa liderit, Feronikeli.
GazetaOlle.com mëson se më së shumti afër zemrës barazimin e mori mesfushori Dukagjin Gashi, të cilit i dolën lotët nga hidhërimi.
Krahas tij, edhe një futbollist i ri, e përjetoi njësoj. Besa tani ka shumë më pak gjasa për të fituar titullin e parë pas tetë vitesh. (Gazeta Olle)