Dy futbollistë shënuan nga dy gola në javën e parë të Superligës – lista e plotë e golashënuesve

Në vikend janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së parë të Superligës së Kosovës në futboll.

Vetëm Drita ka arritur të shënoj fitore në ndeshjen ndaj Feronikelit, ndërsa katër takimet tjera u mbyllën me barazim, shkruan Gazeta Olle.

Në javën e parë u shënuan gjithsej 13 gola, dhe karakteristike ishte se asnjë skuadër nuk ka mbetur pa shënuar gol në ndeshjen hapëse të këtij edicioni.

Vetëm dy futbollistë kanë arritur të shënojnë nga dy gola, bëhet fjalë për Ardit Tahirin e Dritës dhe Ermal Krasniqin e Ballkanit.

Të dy futbollistët patën paraqitje fantastike për skuadrat e tyre, Tahiri duke u futur nga banka rezervë për ta përmbysur rezultatin ndaj Feronikelit, e Krasniqi ishte bartës i lojës së suharekasve duke realizuar dy super gola.

Lista e plotë e golashënuesve pas xhiros së parë: 

Ardit Tahiri (Drita) – 2

Ermal Krasniqi (Ballkani) – 2

Argjent Mustafa (Ulpiana)  – 1

Alef Firmino (Llapi) – 1

Arber Shala (Dukagjini) – 1

Ahmed Januzi (Dukagjini) – 1

Denisson Silva (Drenica) – 1

Hasan Hyseni (Malisheva) – 1

Leotrim Bekteshi (Prishtina) – 1

Muhamed Dubova (Gjilani) – 1

Sokol Kiqina (Feronikeli) – 1

/Gazeta Olle/

Gjyqtari kosovar ndanë drejtësinë në finalen e Kampionatit Europian të karatesë

Skuadra italiane i bashkohet garës për Pjanic