Dy finale kupe për shqiptarët

Në Itali Lazio në mungesë të Lorik Canës, me Etrit Berishën në portë dhe me Thomas Strakoshën në stol do të mundohen të fitojnë Kupën e Italisë, kundër Juventusit të pakthyeshëm.

Trajneri Stefano Pioli e ka konfirmuar portierin e Kombëtares që do të aktivizohet nga minuta e parë në ndeshjen finale.

Një përballje shqiptarësh do të jetë sot në ora 20:00 në finalen e Kupës së Kroacisë. RNK Spliti do të përballet me Dinamo Zagrebin në “Maksimir”.

Sokol Cikalleshi do të përpiqet të mposhtë dyshën shqiptare të Dinamos Endri Çekiçin dhe Arijan Ademin, që javë më parë u shpallën edhe  kampion të Kroacisë.

kupaa