Dy favoritët e Muharrem Sahitit

Stinori pranveror nis të premten, kurse gara për titull kampioni pritet të jetë më interesantja që nga pas lufta. Pesë-gjashtë skuadra qëndrojnë në pjesën e epërme dhe të cilat kanë aspirate për titull.

Trajneri i mirënjohur, Muharrem Sahiti favorizon Prishtinën e Hajvalinë, në garën për titull. “Do të jetë shumë intersantë dhe në një farë forme do të jetë kampionat i baraspeshuar. Nuk do të ketë dallim të madh në kualitet. Kush e ka grupin më të mirë, pra jo emra, ata do të favorizohen”, thotë Sahiti për Gazetën Olle.

“Hajvalia është përforcuar mirë, nëse bazohemi te përforcimet, atëherë Hajvalia dhe Prishtina janë favorite. Prishtina gjithmonë është pretendente, sezonin e kaluar nuk patën rezultate të mira, por mendoj se tani janë rebahilituar. Këto të tjerat mund t’i mbajë motive. Aty mund të jetë edhe Feronikeli, në bazë të asaj që ka treguar vitin e kaluar, por pa e harruar edhe Besën e Trepçën ’89, të cilat janë afër me pikë”, shton trajneri i Përfaqësueses së Kosovës.

Sipas tij, fillimi i kampionatit do të qartësojnë se kush është përforcuar mirë me lojtarë.

Sahiti foli edhe për lojtarët e huaj që do të jenë pjesë e Superligës, e që kryesisht vijnë nga Afrika e Korea. “Nuk po e di pa i parë me dhënë vlerësim. Me qenë kualitativ ata nuk e kishin zgjedh Kosovën. Kur ne pretendojmë me dalë jashtë vendit, ata duan të vijnë tek ne. Ndoshta Kosovën po e përdorin si transit, por më mirë t’i shohim”, deklaroi ish-trajneri i Gjilanit. (Gazeta Olle)