Dy emra të shquar në garë, ja kush mund të jetë trajner i ri i Manchester United

Lojtarët e Manchester United janë fokusuar te realizimi i objektivave të klubit, ndërsa drejtuesit janë përqendruar te gjetja e trajnerit të ri për sezonin e ardhshëm, me Ralf Rangnick që do të marrë detyrën e këshilltarit në fund të sezonit.

Disa emra përfliten për stolin e “Djajve të Kuq”. Erik Ten Hag është një nga dëshirat, por Sky Sports thekson se për momentin nuk ka kontakte apo bisedime me teknikun e Ajax.

52-vjeçari, i cili preferohet për stilin e bukur të futbollit që praktikon, drejton “Harkëtarët” prej dhjetorit të vitit 2017 dhe shpreson të nisë një aventurë të re në verë. Marrja e United e tundon, por për momentin nuk ka asgjë konkrete.

Në “pole position” mbetet Mauricio Pochettino, një emër që lidhet prej kohësh me pankinën e United. Argjentinasi po pret fundin e sezonit për t’u larguar nga PSG e për t’u rikthyer në Premier League.

Barcelona ndalet në shtëpi nga Galatasaray

Paris Saint-Germain është ngopur me Neymarin, braziliani do të shitet në verë