Dy ekipet me fanella të ngjashme, trajneri i Fushë Kosovës tregon se çfarë i thanë lojtarët

Në ndeshjen e djeshme ndërmjet Fushë Kosovës dhe Ulpianës në Grupin B në Ligën e Parë të dyja skuadrat kishin pothuajse fanella të ngjashme. Kjo gjë sipas rregullores së FFK’së nuk është e lejuar.

Trajneri i Fushë Kosovës, Burim Shala në një prononcim për Gazeta Metro tregon se lojtarët e tij pas përfundimit të pjesës së parë i janë ankuar se po kanë vështirësi.

Në rregulloren e FFK’së më saktësisht në nenin 37 thuhet se: ”Ekipet në një ndeshje, nuk mund të luajnë me fanela të ngjyrave të njëjta apo të ngjashme. Kompetenti për vlerësimin e këtij elementi është gjyqtari kryesor, i cili edhe e merr vendimin përfundimtar lidhur me këtë.”

Megjithatë, ndeshja u lejua të vazhdojë edhe përkundër ankesave që ka pasur skuadra vendase, të paktën kështu thotë për Gazeta Metro trajneri i Fushë Kosovës, Burim Shala.

”Ne jemi ankuar para fillimit të ndeshjes që janë të ngjashme por gjyqtari i ndeshjes ka vendosur që loja të luhet edhe pse edhe lojtarët më janë ankuar pas përfundimit të pjesës së parë që po kem pengesa por gjyqtari nuk e di pse ka pranuar të luajë,” tha ai.

Më tutje Shala pretendon se janë dëmtuar edhe në një rast kur sipas tij i anulohet një gol i rregullt.

”Ne edhe jemi dëmtuar në një rast kur na anulohet goli. Tash nuk e di ku ka qenë problemi edhe unë personalisht jam shumë i befasuar pse gjyqtari e ka lejuar këtë gjë,” përfundoi ai për Gazeta Metro.

Në stadiumin ‘Ekrem Grajqevci’ tre pikët i takuan Ulpianës e cila shënoi fitore me rezultat 1-2 me golat e shënuar nga Eni Ademi (87′) dhe Jakub Xhigoli (90′). Ndërsa, golin e vetëm për vendasit e realizoi sulmuesi, Rilind Haziraj (44′).

Kampioni fiton edhe me 10 futbollistë në udhëtim te Sampdoria

Dita e ndeshjeve të mëdha në Albi Mall Superligë, vëmendja në Drenas dhe Gjilan