Dy duele interesante në Superligë, Llapi – Ballkani transmetohet në dy kanale televizive

Pas dramës që pamë dje në Mitrovicë, aty ku u përballën Trepça ’89 dhe Prishtina, tashmë do të kemi mundësinë për të shijuar edhe dy duele tjera shumë interesante nga Superliga e Kosovës në futboll.

Nga ora 13:00 fillon dueli mes Dritës dhe Besës, kurse gjysmë ore më vonë ai tjetër mes Llapit dhe Ballkanit, shkruan Gazeta Olle.

Kryendeshja e javës, ajo që është vendosur të transmetohet në dy kanale televizive, edhe në ArtSport 1 e edhe në Klan Kosova është dueli mes Llapit dhe Ballkanit që luhet në “Zahir Pajaziti”, Ballkani vjen me dy qëllime në këtë duel ku fillimisht duan ta arrijnë revanshin ndaj skuadrës së Tahir Batatinës për eleminimin nga Kupa e pastaj duan edhe fitore për të mbajtur distancën me ndjekësit, Prishtinën dhe Dritën.

Nga ana tjetër, Drita konsiderohet super favorite kundër Besës së vendit të fundit. Megjithatë forma e luhatshme e të besuarëve të Ardian Nuhiut mund të bëjë që pejanët të shpresojnë për të bërë befasinë ndaj kampionëve aktual./GazetaOlle/