Dy derbi në çerekfinale të Kupës te hendbollistët

Të premten është tërhequr shorti edhe për çerekfinalen e Kupës së Kosovës në konkurrencë të meshkujve.

Faza çerekfinale do të ofrojë dy ndeshje që pritet të jenë të forta dhe me rivalitet.

Trepça e pret në Mitrovicë skuadrën e Deçanit, që e ka mposhtur kohë më parë në kuadër të Superligës. Mitrovicasit e kërkojnë vendin në gjysmëfinale, por synim të njëjtë kanë edhe deçanasit.

Edhe ndeshja Kastrioti – Vëllaznimi pritet të jetë interesante. Ferizajasit kanë pretendime për vend në turneun final të Kupës, njëjtë si ekipi gjakovar.

Ndërkohë Besa Famgas llogaritet favorite ndaj Rahovecit. Prishtina duhet të takohet me Zhegrën.

Ndeshjet çerekfinale zhvillohen më 23 e 24 mars.

Delegimet e plota të gjyqtarëve për xhiron e 18-të në Ligën e Parë

Eros Grezda shënon gol të bukur në Kroaci me fanellën e Sibenik